Vajushi: Dua të iki sërish jashtë, ja pse zgjodha Teutën

Mesfushori i ardhur me bujë te Teuta, Armando Vajushi ka filluar të gjejë formën e tij optimale dhe të kryejë seancat e plota stërvitore. 28-vjeçari foli sot për “RTSH Sport”, ku pranoi se dëshira e tij është që të largohet sërish jashtë. Mes të tjerash, mesfushori u shpreh:

ZGJEDHJA E TEUTËS – “Me thënë të drejtën, kam 7 vite që kam qenë jashtë. Kam qenë në bisedime me shumë ekipe këtu në Shqipëri, por erdha te Teuta, pasi ishte i vetmi vend ku më kërkuan me ngulm. Drejtuesit më kanë thënë që duhej vetëm të vija këtu, pasi do të më siguronin çdo gjë tjetër. Ata më kanë kërkuar me zemër dhe prandaj zgjodha të vij këtu”.

OBJEKTIVAT – “Pikësynimin e kam që të luaj këto katër muaj, të ndihmoj ekipin dhe të arrij te objektivi personal: Të iki sërish jashtë”.

NDESHJA PËRBALLË KUKËSIT – “Kjo është një ndeshje e vështirë, por jo që është ndeshja e fundit dhe që ndikon në sezonin tonë. Do të bëjmë maksimumin në fushën e lojës që të marrin tri pikët”,- përfundoi Vajushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *