Vagner akuzon, Lëv: Lojtarët e Gjermanisë nuk janë idiotë të bindur

Ditët e fundit Gjermania shpalli listën e skuadrës që do të shkojë në Kupën e Botës dhe një ndër befasitë ishte mungesa e sulmuesit të Bajernit Sandro Vagner, i cili ka luajtur pak këtë sezon te Bajerni, por gjithsesi ka shënuar 9 gola, ndërkohë që kishte shënuar 5 gola në 3 ndeshje kualifikuese për Gjermaninë.

Gjithsesi, trajneri Joakim Lëv ka vendosur të mos e marrë me vete sulmuesin 30-vjeçar, i cili e ka pritur shumë keq, aq sa në dëshpërim e sipër ka deklaruar: “Kjo do të thotë që tashmë tërhiqem nga kombëtarja, do gënjeja nëse them që nuk jam i zhgënjyer. Për mua është e qartë që nuk konsiderohem një lojtar i përshtatshëm, sepse jam gjithmonë i hapur, i ndershëm dhe i drejtpërdrejtë me stafin drejtues”.

Fjalët e Vagnerit nuk mund të mos merrnin përgjigje nga Lëv, i cili ka deklaruar: “Fjalët e tij më duken një ofendim kundrejt kolegëve të tij, sepse i pasqyron lojtarët e kombëtares, edhe ata që janë liderë, si idiotë të bindur. Duket sikur ata janë në kombëtare vetëm sepse nuk e thonë mendimin e tyre hapur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *