“Vafsh në ferr, ia ke idenë çfarë thua?!”, Sarri tërbon tifozët

0

Tifozët e Çelsit e kanë humbur durimin me Mauricio Sarrin. Sa herë që trajneri italian bën ndonjë koment, ata i vërsulen me ofendime nga më të ndryshmet. Stili i lojës së Sarrit nuk po ngjit në ishull. Disa tifozë shkojnë aq larg sa nuk e kanë problem më humbjen e ekipit vetëm që të shkarkohet trajneri.

Ky i fundit ka folur për N’Golo Kante dhe ka… “gabuar”. Francezi është idhull absolut në “Stamford Bridge” dhe jo vetëm. Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë, sidomos në aspektin difensiv dhe rikuperimin e topave.

Sipas mendimit tim, Kante mund të luajë në qendër të mesfushës me një lojtar tjetër ose si ‘mezzala’ në mesfushën time me tre lojtarë. Ai ndodhet më mirë në krahun e majtë ose të djathtë, sepse në qendër unë preferoj një lojtar më teknik. Kundër Brajtonit, Zhorzhinjo preku 161 topa. Mesfushori qendror duhet të jetë teknik, i shpejtë dhe i aftë të luajë me një takim, sa i përket futbollit tim. Kante është i mrekullueshëm për gjëra të tjera, por jo për të luajtur me një takim”, përfundon Mauricio Sarri.

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga tifozët e “Bluve të Londrës”. “Vafsh në ferr Sarri. Kante është i mirë në çdo pozicion. Ia ke idenë se çfarë po flet?”, shkruan një tifoz.

Një tjetër vazhdon edhe më tej, duke mos kursyer ironinë e hollë. “Sarri, më lejo të të ndihmoj. Kur të pyesë dikush herën tjetër për Kante, përgjigju thjeshtë: ‘Është mesfushori më i mirë në botë’. Kjo është përgjigja e duhur dhe ajo që duhet të thuash.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.