Simfonia e pestë rresht, Flamurtari kampion për të 21-tën herë

0

Flamurtari është kampion i Shqipërisë në basketboll për femra për herë të 21-të, ndërsa është konfirmuar si skuadra absolute e trofeve kombëtar, teksa dje pasdite ka mundur në finalen e katërt Tiranën, 60-52. Skuadra vlonjate, nën drejtimin e trajnerit Viron Toska, merr trofeun e 40-të duke llogaritur që ka qenë edhe fituese e Kupës së Shqipërisë, Superkupës së Shqipërisë, apo dhe Kupës së Federatës Shqiptare të Basketbollit në kohën që ajo bëhej. Ekipi vlonjat kishte fituar dy ndeshjet e para, 62-61 dhe 48-45, por fitorja e Tiranës të dielën e kaluar 63-60 e komplikoi situatën. Ndaj u desh ndeshja e katërt, ndërsa ajo që duhet pranuar është fakti se Flamurtari e pat mbyllur sezonin e rregullt në vendin e tretë, ndërsa në gjysmëfinalen e Play-off pat skualifikuar Goga Basket. Pavarësisht se Tirana kishte dhe avantazhin për të luajtur më shumë ndeshje në fushën e vet në krahasim me Flamurtarin, vlonjatet i përmbysën të gjitha. Dhe pas Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës së Shqipërisë për sezonin 2016-2017 tashmë merr titullin kampion duke u konfirmuar si skuadra më në formë.

Ndeshja

Perioda e parë ka nisur me dy pikët e shënuara nga Tirana, e cila kërkon të shkëputet, ndërsa ka thelluar deri në gjashtë pikë avantazh 12-6 dhe 15-9. Por Flamurtari arrin që periodën e parë ta mbylli në barazim 19-19. E dyta është një Flamurtar ndryshe, i cili vë diktatin e vet në parket, ndërsa shkëputet në 30-26 dhe më pas shkon dhe në dhjetë pikë diferencë. Në fund të periodës së dytë, e cila ka përfunduar 18-10 për Flamurtarin, janë shënuar shifrat 37-29 për vlonjatet. Edhe pas pushimit dy pikët e para i takojnë Tiranës, por vlonjatet ruajnë ritmin dhe në fund të periodës së tretë janë në avantazh 50-40. Perioda e katërt ka një Tiranë që kërkon të baraspeshojë, kurse Flamurtari me qetësi duke luajtur mirë në mbrojtje dhe në sulm arrin të shkojë deri në 14 pikë diferencë në avantazh. Në përfundim 60-52 dhe festa ka shpërthyer në Pallatin e Sportit në Vlorë, sepse Flamurtari e ka merituar titullin e 21-të kampion.

Flamurtari – Tirana       60-52 (SERIA 3-1)

(19-19, 18-10, 13-11, 10-12)

Flamurtari: Myrto, Zykaj, Bleta, Rrapaj, Kostallari, Hasanaj, Mitov, Plasa, Hysaj, Palko, Nikpajljeviç, Çorto Trajner: V.Toska

Tirana: Aliaj, Milovanoviç, Përmeti, Hoxhaj, Gjoni, E.Bujari, G.Bujari, Jaçe, Dishnica, Popoviç, Jankoviç, Radiç Trajner: R.Avrami

Gjyqtarë: G.Cici, O.Kasmi (Tiranë), E.Hoxhaj (Vlorë)

 

BASKETBOLL FEMRA / LIBRI I ARTË

1947       17 NENTORI

1948       17 NENTORI

1949       TIRANA

1950       TIRANA

1951       TIRANA

1952       PUNA E TIRANES

1953       PUNA E TIRANES

1954       PUNA E TIRANES

1955       PUNA E TIRANES

1956       PUNA E TIRANES

1957       TIRANA “ A”

1958       17 NENTORI

1959       17 NENTORI

1960       17 NENTORI

1961       17 NENTORI

1962       17 NENTORI

1963       17 NENTORI

1964       17 NENTORI

1965-1966            17 NENTORI

1967-1968            17 NENTORI

1968-1969            17 NENTORI

1969-1970            17 NENTORI

1970-1971            17 NENTORI

1971-1972            17 NENTORI

1972-1973            17 NENTORI

1973-1974            17 NENTORI

1974-1975            APOLLONIA

1975-1976            17 NENTORI

1976-1977            FLAMURTARI

1977-1978            SKENDERBEU

1978-1979            FLAMURTARI

1979-1980            FLAMURTARI

1980-1981            FLAMURTARI

1981-1982            17 NENTORI

1982-1983            17 NENTORI

1983-1984            FLAMURTARI

1984-1985            FLAMURTARI

1985-1986            17 NENTORI

1986-1987            17 NENTORI

1987-1988            17 NENTORI

1988-1989            PARTIZANI

1989-1990            FLAMURTARI

1990-1991            17 NENTORI

1991-1992            TIRANA

1992-1993            TIRANA

1993-1994            TIRANA

1994-1995            TIRANA

1995-1996            FLAMURTARI

1996-1997            TIRANA

1997-1998            TIRANA

1998-1999            TIRANA

1999-2000            SKENDERBEU

2000-2001            FLAMURTARI

2001-2002            LUFTËTARI

2002-2003            LUFTËTARI

2003-2004            LUFTËTARI

2004-2005            FLAMURTARI

2005-2006            FLAMURTARI

2006-2007            FLAMURTARI

2007-2008            FLAMURTARI

2008-2009            FLAMURTARI

2009-2010            FLAMURTARI

2010-2011            FLAMURTARI

2011-2012            SH.B. APOLONIA

2012-2013            SH.S.B FLAMURTARI

2013-2014            SH.S.B FLAMURTARI

2014-2015            SH.S.B.FLAMURTARI

2015-2016            SH.S.B.FLAMURTARI

2016-2017            SH.S.B.FLAMURTARI

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image