Tërmet tek Interi, shkarkohet Pioli!

0

Stefano Pioli nuk është më trajneri i Interit. Drejtuesit zikaltër kanë vendosur që të shkarkojnë trajnerin, për shkak të rezultateve të dobëta në javët e fundit, plot shtatë javë radhazi pa fitore. Ka qenë vetë presidenti Zhang ai që ka vendosur kështu, pasi tashmë dukej qartë se skuadra nuk i bindej më trajnerit, i cili e nisi mjaft mirë, por siç duket, më pas ambienti ra në pesimizëm.

Vendin e tij deri në fund të sezonit e merr Stefano Veki, trajneri i të rinjve të klubit zikaltër, i cili kthehet për herë të dytë, sepse zëvendësoi këtë sezon për një ndeshje De Bur, duke fituar 3-0 ndaj Krotones, përpara se klubi të zgjidhte Piolin.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here