Uzuni plot besim: Hajduku është rritur, por fitojmë ne

Në ndeshjen e fundit në kampionat Lokomotiva e Zagrebit fitoi 2-0 në shtëpi përballë Inter Zapresiç dhe Myrto Uzuni ishte autori i golit të parë për ekipin e tij. Goli i pestë në kampionat për lojtarin beratas, ndërsa ndeshja e radhës është përballë Hajdukut.

Lokomotiva, që renditet në vendin e dytë me 34 pikë bashkë me Osijekun dhe Rijekën, është gati për transfertën e Splitit dhe lojtari i kombëtares shqiptare ka folur për faqen e klubit përpara ndeshjes që zhvillohet të dielën në orën 17:30, duke vlerësuar ekipin e Hajdukut. Dinamo kryesuese është larg, ndërsa gara për një vend në Europë është shumë e fortë.

23-vjeçari i shënoi në fazën e parë Hajdukut, është gati të zhvillojë një tjetër ndeshje të madhe kundër tyre dhe ka besim se Lokomotiva do të kthehet në kryeqytet me fitore.

Po presim një kundërshtar të fortë, Hajduku është rritur në krahasim me pjesën e parë të sezonit. Jemi stërvitur mirë dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje. Duhet të jemi të përqendruar, në mënyrë që të përfitojmë nga kundërshtarët tanë. Gjithashtu duhet të kërkojmë shanset tona. Do të jenë një ndeshje e vështirë, por në fund do të shkojmë te fitorja“, përfundon Myrto Uzuni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *