Uzuni: Me këtë ekip mund të shkojmë larg

Myrto Uzuni ishte heroi i skuadrës së Laçit. Goli i tij i realizuar pak minuta para fundit të kohës së rregullt i dha një kualifikim të çmuar skuadrës kurbinase. Beratasi, në një intervistë për “Sport Ekspres”, shprehet mjaft i lumtur për faktin se e ndihmoi skuadrën e tij që të avanconte në raundin tjetër. Uzuni beson se ai dhe Laçi i tij mund të kenë një rrugëtim akoma dhe më të gjatë në arenën ndërkombëtare.

Uzuni, realizoni një gol që vlen kualifikimin për Laçin…

Jam shumë i lumtur për këtë gol, që i jep kualifikimin ekipit. Kjo besoj ka më shumë vlerë sesa në aspektin personal që arrita të shënoja unë. Jam shumë i lumtur që realizova golin tim të parë në ndeshjen e dytë në Europë. Besoj se jemi një ekip shumë i mirë, kemi shumë elementë cilësorë dhe besoj se mund të shkojmë larg.

Nga mbrojtja në sulm, ku e gjen gjithë këtë energji Uzuni?

Është e vërtetë. Puna ime kjo është, që të luftoj, të vrapoj. Në futbollin sotëm duhet të punosh si në mbrojtje ashtu dhe në sulm.

Mendoni se mund të vijoni më tej?

Në futboll nuk i dihet asnjëherë, shanset do i kemi. Ka shumë surpriza, siç e pamë dhe në Botëror. Ne do i kemi mundësitë tona do i kem shanset tona gjatë ndeshjes.

Si i keni planet për të ardhmen?

Unë vijoj të jem pjesë e Laçit dhe të ardhmen time merret presidenti i cili ka investuar tek unë dhe beson tek unë. Nuk kam informacion për ndonjë ofertë, merren drejtuesit me këtë pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *