Uzuni: Ja pse më ftoi Panuçi, do ishte ëndërr të shënoja që në debutim

0

Myrto Uzuni debutoi sot me Kombëtaren kuqezi, por shtylla i mohoi kënaqësinë e golit. Për “Supersport” dhe “RTSH”, sulmuesi anësor u shpreh i lumtur për debutimin e tij, por njëkohësisht tregon dhe arsyet se pse ai beson se është ftuar në Kombëtare.

“Ka qenë si një ëndërr. Të përfaqësosh këtë Kombëtare është gjëja më e bukur në botë. Tregova cilësitë e mi këtu në Shqipëri dhe ruajta vazhdimësinë edhe në Kroaci. Po bëjmë mirë me skuadrën dhe kam kontribuar me gola dhe asiste. Jemi në vendin e dytë dhe them ndaj më ka ardhur dhe ftesa”.

“Nuk kisha vështirësi, pasi edhe trajnerin Kroaci më aktivizon mesfushor qendre, pasi vrapoj shumë. Goli në debutim do të kishte qenë një ëndërr. Panuçi më dha vetëm një këshillë para se të futesha: Vrapo”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.