“Uzuni është kapo i shqiptarëve”, flet Cokaj: Isha 6 muaj te Ajaksi, nuk ka rëndësi nëse je nga Kopliku apo Berati

Nga Klaudio Ndreca

Enis Cokaj është një prej atyre lojtarëve shqiptarë për t’u mbajtur shënim për të ardhmen. Një tjetër maratonomak i kuqezinjëve që vrapon pa u lodhur dhe duke treguar shpirtin luftarak. I pranishëm në emisionin “Sport Arena” që transmetohet në “Tv Rozafa”, mesfushori ka prekur tema të ndryshme dhe ka rrëfyer karrierën e tij. Kur flitet për “bandën e shqiptarëve” te Lokomotiva e Zagrebit, thuhet se kapo është Myrto Uzuni.

“Kapo e bandës shqiptare këtu në Zagreb është Myrto Uzuni (qesh). Vërtet, puna e mirë që bëjmë ne këtu ka bërë që Lokomotiva të interesohet për shumë lojtarë shqiptarë, pse jo që të vijnë edhe të tjerë pas nesh. Me shumë mundësi Uzuni do të transferohet në një kampionat tjetër, ndërkohë ne kemi ende kohë.

Unë kam qenë më parë edhe 6 muaj te Ajaksi, për të vazhduar me disa ekipe në Shqipëri. Laçi më dha mundësinë që të punoj shumë dhe të merrja vendin e titullarit te Lokomotiva.

Prandaj dua të falenderoj presidentin e Laçit, me këtë skuadër që është një nga më korrektet në Shqipëri. Por edhe Prengën, që n aka ndihmuar shumë. Nuk ka rëndësi nëse je nga Kopliku apo Berati, futbolli do vetëm që të punosh shumë dhe të stërvitesh”, e mbyll Cokaj me mesazhin kuptimplotë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *