Uzuni e Kastrati tundin rrjetën, fitore me goleadë e Lokomotivës

0

Plot 6 futbollistë shqiptarë janë aktivizuar në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme midis Lokomotivës së Zagrebit dhe skuadrës holandeze Zeland. Ekipi ka fituar ndeshjen me rezultatin 7 – 1.

Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati lanë shenjën e tyre në këtë takim duke shënuar secili nga një gol. Duke qenë së përballë kishin një ekip gjysmë-profesionist formacioni titullar ishte i përbërë nga shumë lojtarë të rinj si katërshja shqiptare, Tuci, Marku, Mersinaj dhe Çokaj.

Lokomotiva vazhdon fazën përgatitore në Holandë. Testi i radhës miqësor do të jetë ndaj vendasve të NAC Bredës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.