“Usyk vs Bellew”, në ring luhet për pesë tituj  kampion

Mançesteri është sot kryeqendra e botës së boksit. Oleksandr Usyk mbajtësi i pesë titujve kampion në peshën “cruizerweight” (deri në 90.7 kg) do të vihet përballë anglezit Toni Bellew në një duel ku luhet për pesë tituj kampion. (WBA (Super), WBC, IBF, WBO, The Ring)

Ukrainasi Usyk është dukshëm më favorit se se Belleë. 31-vjeçari nuk njeh akoma humbje në 15 duelet e tij të mëparshme dhe nëse ia del me sukses në këtë duel ai ka premtuar se do të kalojë në divizionin e peshave të rënda, ku do të tentojë të zbresë nga froni Anthony Joshua-n.

Në krahun tjetër, Bellew, do të kërkojë ta mbyllë me nder karrierën e tij në këtë sport. 35-vjeçari ka deklaruar se ky do të jetë dueli i tij fundit. Është e sigurt se Belleë do të ketë përkrah tij publikun e pranishëm në “Manchester Arena”.

Dueli pritet të fillojë rreth orës 22:00, ndërsa duelet plotësuese do të jenë: Anthony Crolla vs Daud Yordan, Ricky Burns vs Scotty Cardle, Josh Kelly vs Walter Fabian Castillo, Dave Allen vs Ariel Esteban Bracamonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *