“Ushqejnë kur*at me embëlsira”, Ngo nuk e ‘harron’ Tiranën

0

Sulmuesi anglez, Majkëll Ngo, nuk do të rikthehet më në Shqipëri. Shtatlarti duket se e ka mbyllur me Tiranën dhe jo vetëm kaq, por vazhdon të replikojë me klubin bardheblu në rrjetet sociale. Në Instagramin e tij zyrtar, anglezi nuk është përmbajtur fare, duke lëshuar disa “thumbime” të ashpra karshi ish-klubit të tij.

Në “Story”, Ngo postoi një foto të tij me fanellën e Tiranës dhe me mbishkrimin: “Bëjnë të fortin me personat që kanë karakter, ndërsa kur*at i ushqejnë me ëmbëlsira të dielave. Falënderoj të gjithë tifozët e vërtetë të Tiranës, që më kanë shkruar. Forca Tirana!”

Sezonin e shkuar, Ngo ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm te Tirana, duke i ndihmuar kryeqytetasit të shmangnin rënien nga Kategoria. Shtatlarti dhe klubi bardheblu nuk janë ndarë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo gjë, po kuptohet qartë nga dita në ditë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.