Uruguai është fantastik, edhe Ronaldo ikën si Mesi

Kristiano Ronaldo si Leo Mesi: kthim në shtëpi që në turin e dytë të Kupës së Botës, asnjë gol në karrierë pas grupeve.

Portugalia e niste Botërorin me shpresa të mëdha, si kampione Europe dhe me një Ronaldo në formën e jetës, por që në grupe u pa se diçka nuk shkonte dhe sot Uruguai ia nxori në dritë gjithë defektet.

Fitore 2-1, me dy gola nga Edinson Kavani, i jashtëzakonshëm, duke bërë Ronaldon. Portugezi nuk bëri asgjë dhe largohet kokulur, ndërsa Portugalia konfirmon se ka probleme, sepse që në grup mund të eliminohej nga Irani.

Një triumf i jashtëzakonshëm, mëse i merituar për Uruguain, skuadër shumë e organizuar dhe me sulm vdekjeprurës.

URUGUAI – PORTUGALI     2-1

Shënues: Kavani 7′, 62’/ Pepe 55′

62′ GOL PORTUGALIA! I pabesueshëm Kavani, me një gol fantastik nga jashtë zone. Kundërsulm i shpejtë, pasim te sulmuesi i PSG-së, i cili më të parën goditi dhe gol.


55′ GOL PORTUGALIA! Pas një sulmi të rrezikshëm, që prodhoi në këndore, Portugalia barazon. Kros nga Guerreiro, Pepe kërcen fuqishëm dhe me kokë shënon golin e barazimit.

PUSHIMI I NDESHJES – Gol fantastik nga Uruguai, por asgje tjetër në pjesën e parë. Portugalia është e dobët në sulm, Uruguai nuk pëson gol prej 6 ndeshjesh e gjysmë.

44 GOLA – Edinson Kavani shënoi sot golin e 44-t në kombëtare. 12 asiste nga Suarez.

14′ Portugalia bën lojën, me synimin për të barazuar, por Uruguai kërcënon sërish. Kavani pasim për Suarez, por ky nuk koordinohet si duhet dhe gjuajtja devijohet në këndore.

7′ GOL URUGUAI! Çfarë dysheje sulmuese ka Uruguai! Suarez mori top nga Kavani, priti sa ky u fut në zonë dhe lëshoi krosin perfekt që sulmuesi i PSG-së e çon në rrjetë me kokë.

1′ NIS NDESHJA

Pas Francës, që është bërë ekipi i parë i kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Botës, sot në mbrëmje përcaktohet rivali i Gjelave.

Uruguai kundër Portugalisë, sfidë shumë interesante dhe po aq e fortë sa ajo e pasdites.

Uruguai konfirmon formacionin e zakonshëm, me dyshen e frikshme sulmuese Suarez-Kavani.

Në krahun tjetër, Portugalia shpreson të rigjejë Ronaldon më të mirë dhe në krah të tij do të luajë Guedesh, edhe pse nuk tregoi asgjë në grupe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *