Uruguai e ruan shkëlqimin për në fund, triumf i lehtë ndaj Rusisë

Në grupin A Rusia e Uruguai i kishin fituar dy ndeshjet e para, por rusët kishin shkëlqyer, ndërsa Uruguai ishte mjaftuar me dy fitore modeste.

Megjithatë, sot në Samara u kthye në një festë uruguajane, me Rusinë që u zgjua nga euforia e ditëve të fundit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Një triumf 3-0 për Uruguain, që dominoi në çdo drejtim, duke shënuar me një lehtësi të madhe, ndaj një rivali të çoroditur.

Rusia nuk u fut asnjëherë në ndeshje dhe thjesht kualifikimi i ka mjaftuar, ndërsa Uruguai fjeti golin me dyshen Suarez-Kavani, shkëlqeu në mbrojtje e në sulm dhe shkon e qetë në turin e dytë të Botërorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *