Urimi i Fenomenit: Uroj që Ikardi të mos largohet

0

Ronaldo luajti vetëm 5 vite tek Interi, nga 1997 deri në 2002, por është kthyer në një legjendë për tifozët zikaltër, nuk e harrojnë. Braziliani mori emërtimin Fenomeni dhe Interi mbetet në zemrën e tij, edhe pse trofetë madhorë i fitoi gjetkë.

Me rastin e 110-vjetorit të themelimit të Interit, Ronaldo ka qenë i ftuar në Milano dhe në një intervistë për Sky Sport, ka folur për sfidën e së dielës mes Interit e Napolit, si dhe ka dhënë një këshillë për Mauro Ikardin.

“Lojtarët duhet të mendojnë gjithnjë se kanë nderin që përfaqësojnë Interin dhe që veshin një fanellë të rëndësishme e me traditë. Është një përgjegjësi e madhe, sakrificat që bëhen janë gjithnjë shumë pak, krahasuar me këto ngjyra, ndaj duhet dhënë maksimumi, gjithmonë. Kundër Napolit do të jetë e vështirë, sepse kjo skuadër luan futboll të bukur dhe zbavitës, me shumë cilësi, por shpresoj të fitoj Interi”, ka deklaruar ish-sulmuesi i famshëm.

Tashmë Interi shpreson që në gjurmët e Ronaldos të ecë Mauro Ikardi, futbollist më pak spektakolar dhe jo aq i adhuruar sa Fenomeni, por një numër 9 që shënon pa fund dhe e duan shumë klube të rëndësishëm. Ronaldo i jep një këshillë: “Merkatoja nuk mund të parashikohet,por do thosha që Ikardi meriton respekt, ka bërë shumë mirë tek Interi. Është e qartë që me këto cilësi që ka, shumë skuadra e duan, por ai është i kënaqur këtu dhe uroj që të qëndrojë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.