Urim “alla Zlatan”, Ibrahimoviç nuk di të jetë normal

0

Zlatan Ibrahimoviç njihet për karakterin e tij dhe për deklaratat e shpeshta që bën nëpër media apo intervistat që jep, duke lavdëruar veten. Pak kohë më parë, sulmuesi zyrtarizoi qëndrimin në Amerikë për një tjetër sezon dhe tha se viti i parë ishte sa për nxehje, këtë sezon ndihet më mirë dhe do jetë ndryshe, pavarësisht se është një vit me i vjetër.

Gjithsesi, tani në festat e fundvitit, gjiganti është shndërruar përsëri në protagonist. Mbrëmjen e kaluar, 37-vjeçari postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, që mori shumë vëmendje. Ishte urimi i sulmuesit për Krishtëlindjet, por jo një urim normal, një urim “alla Ibra”,

Një foto e një xhuxhi, i cili tregonte gishtin e mesit dhe në përshkrimin e fotos shkruhej: “Merry Chriztmaz”. Shkronja “z” në vend të shkronjës “s”, simbolizon emrin Zlatan. Në një mënyrë apo në një tjetër, suedezi di gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes…

View this post on Instagram

Merry Chriztmaz

A post shared by Zlatan Ibrahimovi? (@iamzlatanibrahimovic) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.