Urdhër i UEFA-s, Anderlehti do u kthejë paratë tifozëve të Bajernit

0

Anderlehti është urdhëruar nga UEFA që t’u kthejë një pjesë të parave tifozëve të Bajernit, për biletat që ata kishin blerë për sfidën e grupeve në Champions League.

Klubi belg vendosi një çmim të turpshëm prej 100 eurosh për çdo biletë për tifozët miq, në ndeshjen që Bajerni e fitoi 2-1.

Tifozët e Bajernit protestuan ashpër, duke hedhur kartëmonedha false në fushë dhe duke shpalosur një banderolë: “100 euro? A u ngop makutëria juaj tani?”.

UEFA nuk ka ndenjur pasive në këtë situatë dhe Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës ka urdhëruar: “Anderlehti urdhërohet të kontaktojë Bajernin e Mynihut brenda 15 ditësh për të kthyer pas 30 euro për çdo biletë të blerë nga tifozët gjermanë”.

Megjithatë, në dhjetor UEFA e gjobiti Bajernin me 20.000 euro për protestat e tifozëve në lidhje me çmimet e larta të biletave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here