Urdhër arresti për presidentin e PAOK-ut

Skenat e turpshme të ndeshjes PAOK-AEK luajtur dje në Selanik kanë bërë xhiron e botës. Vetëm pak javë pas ndërprerjes së sfidës mes PAOK-ut dhe Olimpiakosit.

Goli i PAOK-ut, shënuar në minutën e fundit, anuluar më vonë dhe që nuk dihet si do konsiderohet, bëri që në fushë të kishte kaos dhe ndeshja të ndërpritej.

Arbitri i ndeshjes Komninis u largua për në dhomat e zhveshjes, pasi presidenti i PAOK-ut Ivan Savidis u fut në fushë, e kërcënoi hapur me fjalët “Ke marrë fund” dhe ndërkohë kamerat e fokusuan duke mbajtur një armë në brez. Diçka e tillë ndalohet rreptësisht në ambiente ku zhvillohen evente sportive, ndaj i plotfuqishmi greko-rus rrezikon shumë, duke qenë se policia greke ka nxjerrë urdhër arresti për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *