“Uno pyetje”! Lapsus i vogël duke iu drejtuar De Biazit, nuk përmbahen të qeshurat në studio

Giani De Biasi ka qenë njëri prej të ftuarve të ditës së sotme në emisionin “Fan Zone” në ‘Supersport” nëpërmjet një lidhjeje të drejtëpërdrejtë. Por intervista me trajnerin që shkroi historinë te Kombëtarja shqiptare ka pasur edhe një moment të veçantë, i cili ka shkaktuar edhe të qeshura të mëdha mes gazetarëve në studio. Fillimisht Lei Kraja shtroi pyetjen e saj për De Biasin dhe ishte më pas momenti i gazetarit Rinald Bregasi për t’ja përcjellë ish-drejtuesit të kuqezinjve fjalët në gjuhën italiane.

Mirëpo përkthimi është shoqëruar me një lapsus të vogël. “Uno pyetje” ishin fjalët e thëna prej Bregasit, i cili e kuptoi menjëherë lapsusin e bërë dhe nisi të qeshte me këtë episod. Gjë kjo që u pasua më pas edhe nga kolegu i tij, Sokol Xhihani, duke mos e ndalur të qeshurën e tyre. Megjithatë asgjë nuk u vu re nga De Biasi dhe pas disa momentesh ilariteti përfundoi, duke iu rikthyer intervistës normalisht./Sport Ekspres/