“Unë, Van Basten dhe Rud Gulit në një dhomë si qentë! Boban, të ftoj në ring!”

Diego Maradona rikthehet të sulmojë FIFA-n. Legjenda argjentinase nuk kursen asnjë, që nga presidenti Infantino te sekretari i përgjithshëm Boban, me të cilin ka patur dhe më parë debate në një hotel gjatë një mbledhje mes disa ish-lojtarësh të mëdhenj.

Largimi i Blaterit nuk ka ndryshuar asgjë për mirë dhe ky fakt e acaron në kulm Diegon. Ai kishte besuar se do të ndodhte ndonjë ndryshim për mirë, por asgjë. Maradona kërcënon se do të zbuloje fakte të rënda dhe ka një ftesë origjinale për kroatin. Raundi i parë u mbyll me debate të forta, ndërsa i dyti duhet të zhvillohet në një… ring boksi!

FIFA – “I kam thënë Xhani Infantinos se nuk do të jem kapiteni i ekipit të legjendave, sepse që kur janë larguar Blater dhe Grondona, asgjë nuk ka ndryshuar në FIFA. Kanë mbajtur lojtarë si Marko Van Basten, Rud Gulit dhe mua në një dhomë si qentë. Ishte një mungesë e plotë respekti. Tani do të filloj të tregoj gjërat që di për FIFA-n e re.”

BOBAN – “Dua t’i them Bobanit, i cili është pjesë e FIFA-s dhe i pranon këto gjëra, që e ftoj për një ndeshje në ring, nëse dëshiron të dalë kryelartë. Është e padobishme të zemërohesh. Unë nuk jam një djalosh 20-vjeçar, kam 58 vite mbi supe. Këto gjëra më bëjnë keq, sepse u kam besuar njerëzve, por tashmë nuk u besoj më.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *