“Unë te Teuta? I kam planet për në Gjermani”, Kapllani i detyrehet fatit dhe Brigelit për hapin e madh: Nuk ia harroj kurrë

Pasioni për futbollin duket se është mjaft i fortë për Edmond Kapllanin, teksa edhe pse në moshën 37-vjeçare vijon të zbresë në fushën e lojës, megjithëse tashmë luan me një ekip në nivele të ulëta. Megjithatë çdo gjë ka një kohë kur i vjen fudnit dhe këtë e pranon edhe vetë sulmuesi, që në një prononcim për “Fan Zone” në “Supersport” tregon se koronavirusi ia ka përshpejtuar tërheqjen nga futbolli, që pritet të vijë këtë verë.

Kështu lojtari shqiptar e heq mundësinë e një mbylljeje të karrierës te Teuta, skuadra e vendlindjes së tij, ndërsa u mbyll derën edhe për postin e trajnerit, pasi synon që një post të tillë ta mbajë në Gjermani. Në fjalën e tij ka prekur edhe Kombëtaren kuqezi, ku tregon se në atë kohë konkurenca ka qenë e madhe dhe se ishin individët ata që bënin diferencën dhe grupi. Sa i përket hapit të madh në karrierë drejt Karlsruher, Kapllani i detyrohet shumë fatit dhe ish-trajnerit të Shqipërisë, Hans-Peter Brigel.

“Tashmë në Gjermani kanë nisur stërvitjet me nga 5 lojtarë dhe mendoj se në javët e ardhshme do të rinisë stërvitja normalisht. Unë mendoj se ndeshjet duhet të luhen edhe pa tifozë, sepse janë të drejtat televizive. Përsa i përket ligave të ulëta mendoj se nuk do të luhen, sepse ato varen shumë nga tifozët në stadiume.

E ardhmja? Pa futbollin nuk mund të bëj asgjë, pasi është jeta ime. Për momentin jam me një ekip amator, ku stërvitem, por edhe jam si një trajner i dytë. Pa pasion nuk mendoj se mund të luash për shumë futboll. Unë them se është e vështirë që të mos luhet futboll, por kjo Koronavirusi do më detyrojë mua të largohem nga futbolli i luajtur, për të vazhduar si trajner”.

Kalimi te Karlsruher? Që të ndodhin këto, në fakt duhet të kesh edhe pak fat. Në Shqipëri trajner ka qenë Brigel dhe më ndihmoi ai që unë të bëja hapin tim në karrierë. Nuk e harroj kurrë atë që bëri ai. Kur kam qenë te Kombëtarja kam pasur një konkurrencën shumë të madhe, por kur je i ri kjo të ndihmon shumë . Në kohën tonë ishte më mirë individi, por tashmë ka ndryshuar gjithçka dhe ajo që futi De Biasi ishte diçka shumë e mirë.

Teutën e kam ndjekur, besoj se objektivi besoj se janë kupat e Europës. Nuk mund ta them, realiteti është se nuk mund ta mbyll karrierën te Teuta. Devi Kapllanin, nipin tim, e kam ndjekur dhe ka disa gjëra të mira dhe mund të bëhet një lojtar i mirë. Është shumë i talentuar, ka diçka që unë në moshën e tij nuk i kisha. Nëse lojtarët e rinj nuk i aktivizon nuk mund të presësh prej tyre që të shkëlqejnë. Duhet t’iu jepet atyre besim, në mënyrë që të merren frytet në të ardhmen. Trajner te Teuta? Të jem realist, unë nuk e mendoj këtë, kjo për shkak se kam plane për në Gjermani ku jam fokusuar tani”, është shprehur Kapllani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/