“Unë te Juventusi?”, Guardiola befason me përgjigjen e tij!

Pep Guardiola është një ndër trajnerët më të mirë në botë aktualisht, me spanjollin që drejton Mançester Sitin prej vitit 2016. Kohët e fundit, tekniku është përfolur nga mediat, që sezonin e ardhshëm mund të largohet drejt Italisë për të marrë drejtimin e Juventusit.

Lidhur me këtë çështje, Guardiola ka folur pas takimit të luajtur pasditen e djeshme ndaj Uatfordit, ku ka hedhur poshtë çdo spekulim që e lidh me Italinë apo Juventusin. Sipas 48-vjeçarit, ai do të qëndrojë në krye të Sitit të paktën edhe për dy vite të tjera, por nuk përjashtohet dhe rinovimi për të vijuar akoma më shumë.

“Kam edhe dy vite kontratë me Mançester Sitin dhe të lëviz nga këtu është e pamundur, vetëm në rast se shkarkohem nga detyra. Do të qëndroj edhe për dy vite, ose ndoshta edhe më shumë. Nuk do të shkoj te Juventusi në dy sezonet e ardhshme”, përfundoi shkurt trajneri i Sitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *