“Unë tallesha me shokët për virusin”, Mustafa tregon si u prek nga COVID-19: Nuk më vjen që të ha, netë pa gjumë

Valdrin Mustafa u prek nga Koronavirusi dhe ka rezultuar pozitiv përpara disa ditësh. Lojtari shqiptar i Hanoverit e ka kaluar fatmirësisht këtë gjendje dhe nesër do të bëj sërish testin, duke shpresuar se do të dalë negativ. Të gjitha shanset janë, pasi i janë larguar simptomat e tmerrshme nga prekja nga kjo pandemi. Në një lidhje telefonike për “Opinion”, Mustafa është shprehur:

“Për momentin jam mirë, pak dhimbje koke, por nuk kam as aromë e shije për të ngrënë. Kam pasur shumë dhimbje gjoksi dhe fyti, gjithashtu edhe bllokim në frymëmarrje. Por shyqyr Zotit jam mirë në këto anë tani. Tani kam 10 ditë që kur kam qenë pozitiv dhe nesër kam testin, shpresoj që të dalë negativ.

Sigurisht që u tremba kur e mora vesh se isha i infektuar. Unë bëja shaka me këtë virus në Hanover, por më kapi edhe mua dhe falë Zotit që e kalova. Normal që trembesh se gjithë bota po flet për të. Ka dalë edhe një shoku imi i ngushtë që ka dalë pozitiv, e më të rri gjithë kohën. Mjeku më ka thënë që të rri në shtëpi, të marrë vitamina dhe të fle shumë. Ndihesha shumë i lodhur dhe kishte natë që nuk mund të flija”, tha Mustafa. /Sport Ekspres/