“Unë me këto 5-6 shalla jetoj”, flet tifozi i veçantë i Tiranës: Kemi për t’i parë kampion, jemi të zjarrtë

Muhamed Zalta është një tifoz i veçantë i Tiranës. Shumë vite në mbështetje të bardhebluve dhe nga ata mbështetës që e dinë historinë e këtij klubi, më mirë ndoshta se edhe shumë drejtues aktual të kësaj skuadre.

Kjo pasi Zalta e ka ndjekur prej vitesh Tiranën në stadium, duke parë shumë legjenda të futbollit shqiptar më nga afër. Ndërkohë kjo periudhë izolimi i qyetetarëve, ka ndikuar shumë keq edhe te një dyqan i vogël që ka ky qytetar në kryeqytet, i cili nuk është mbyllur, në shitjen e shallave. Në intervistën e dhënë për “Top Channel”, Zalta shprehet:

“Ka qenë e vështirë që të hap dyqanin, pasi nis në 9 dhe e mbyll në 1. Unë me këtë dyqan me 5-6 shalla jetoj, nuk kam pasuri apo ndonjë gjë tjetër, vetëm këtë barreke kam. Ka pasur shumë pak shitje, mund të vijnë vetëm ata që më njohin, që vijnë dhe marrin ndonjë gjë të vogël. Ja ju e shihni vetë.

Tiranën kemi për ta parë kampion, kemi për ta parë. Ishalla kalon edhe virusi, se Tirana e meriton nga tifozët e flakët dhe ndeshjet që ka bërë me Partizanin e Kukësin”. /Sport Ekspres/