“Unë i gëzuar dhe Bruno i mërzitur”, Shpëtim Gjika takohet me Telushin edhe për Flamurtarin

Situata e Flamurtarit nuk është aspak e mirë në këtë kampionat dhe më saktësisht në një nga periudhat më të errëta të viteve të fundit. Kjo pasi vlonjatët ende nuk e kanë marrë fitoren e parë pas 12 javësh dhe kanë të grumbulluara vetëm 4 pikë.

Barazimi i fundit me Partizanin e ka shtuar paksa më tepër shpresën, të paktën në anën psikologjike. Menjëherë pas mbarimit të ndeshjes, Bruno Telushi që përfaqëson të kuqtë është takuar me ish-presidentin e Flamurtarit, Shpëtim Gjika. Tema e diskutimit ka qenë edhe kjo gjendje e vështirë e vlonjatëve, duke shprehur gjithë dëshpërimin. “Sot, me kapitenin Bruno Telushi. Një kafe miqësore dhe respekti të ndërsjelltë për vitet që kaluam bashkë te Flamurtari. Unë i gëzuar dhe Telushi i mërzitur për barazimin e djeshëm. Por të dy të dëshpëruar për situatën e Flamurtarit, ekipit tonë të zemrës. Suksese Bruno, krenohem me ty kampion”, shkruan Gjika. /Sport Ekspres/