“Unë flas ende me shoferin e Interit, kush e bën këtë?”! Murinjo tregon të shkuarën si zikaltër: Njëherë e teprova…

0

Murinjo është njeriu që i dha Interit gjithçka dhe kohën e lavdishme të trofeve, ndërsa për këtë arsye vazhdon ende të kujtohet nga tifozët zikaltër. Një trajner ndryshe nga të tjerët, i çmendur dukej shpeshherë, ndërsa etiketohej edhe si…”Special One”. Në një rrëfim të fundit, Murinjo kujton edhe kohën kur ka qenë pjesë e Interit, me kokfortësinë e tij që shpesherë kalonte edhe limitet në marrëdhënien me lojtarët.

“Dhjetë vite kanë kaluar dhe ne jemi akoma bashkë. Unë flas ende me Alesion, në atë kohë ishte shoferi i klubit. Ku dhe kush trajner e bën këtë gjë, që dhjetë vite më vonë të flasë me një shofer? Nuk ndodh kurrë. Por ky ishte Interi për mua, janë njerëzit e mi.

Unë tregohesha edhe ndonjëherë k**, por ky isha unë. Shumë original. Kur? Humbëm ndaj Atalantës 3-1 në janar të 2009. U tregova i dhunshëm me lojtarët dhe i thashë se kanë fituar një Skudeto m***, por pastaj e kuptova që gabova dhe i kërkova falje”, tha Murinjo. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.