Ulvs nuk mbahet në merkato, shumë pranë juventinit

0

Ulvërhempton po bën një merkato tepër interesante, duke sjellë emra të mëdha në ekip. Sami Kedira pritet të jetë emri i radhës që do të zbarkojë në klubin e Mendesh. 32-vjeçari nuk ka hapësira në Torino dhe Sarri ja ka bërë gjërat të qarta, duke i treguar derën.

Ulvs janë në bisedime të avancuara me Juventusin për të mbyllur një marrëveshje. Nedved nuk dëshiron të dalë pa arketuar asnjë para nga shitja e mesfushorit. Anglezët janë gati të negociojnë. Për Kediran interesohet edhe Arsenali. Megjithatë, londinezët nuk kanë financa për të hyrë në garë për gjermanin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.