Ultrasit e Nicës nuk janë bindur, Baloteli gati për takim

Mbasi “flirtoi” me Marsejën dhe kërkoi për ndonjë klub tjetër, Mario Baloteli u rikthye te Nica. Sulmuesi do të presë dhe pak që të shlyejë dënimin e vjetshëm prej katër ndeshjes dhe do të jetë gati për të zbritur në fushë, me datë 31 gusht në sfidën përballë Lionit.

Drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë të kënaqur me rikthimin e tij, por tifozët mendojnë ndryshe. Në momentin që 28-vjeçari ishte pranë firmës me Marsejën, ata i shkruan një letër ku kërkonin që: “minimalja do të ishte të na thoje mirupafshim”.

Tifozët e Nicës me ato të Marsejës janë “armiq” dhe mundësia e kalimit të italianit te Marseja, e transformoi Balotelin në një farë “tradhtari”. Sot ai është rikthyer në klubin ku ka luajtur në dy sezonet e fundit, por ultrasit i kanë kërkuar një takim.

Sonte në mbrëmje SuperMario do të takohet me përfaqësues të  “Populaire Sud”. Ata ndihen krenarë me faktin që sulmuesi nuk i tradhtoi dhe u rikthye, por: “duam të kuptojmë nëse qëndroi me bindje, apo për mungesë alternativash”, shprehen ultrasit e Nicës. Takimi i sotëm do të sqarojë çdo dyshim, ndërsa klubi dhe trajneri, Patrik Viera, janë të lumtur që do të bazohen përsëri te golat e Balotelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *