Ultimatumi i FIFA-s për Bylisin, Mbella i jep fund dilemave

0

Bylisi kërkon të rikthehet në Superiore dhe deri më tani është në rrugën e duhur, pasi e ka mbyllur pjesën e parë të kampionatit në vendin e parë në grupin B. Gjithashtu presidenti Besnik Kapllanaj ka zgjidhur edhe një rrezik që i kanosej klubit të tij.

Emanuele Mbella, ish-sulmuesi anësor i ballshiotëve, e kishte dërguar Bylisin në FIFA për pagat e prapambetura dhe kishte fituar. Komisioni i Disiplinës kishte sjellë në FSHF dhe në klubin ballshiot ultimatumin për shlyerjen e borxhit ndaj kamerunasit me pasaportë franceze.

Për t’u paguar ishin plot 18.500 dollarë, ndërkohë që afati i fundit ishte 28 dhjetori. Nëse pagesa nuk bëhej, atëherë Bylisi rrezikonte t’i hiqeshin tre pikë nga tabela e klasifikimit. Ky rrezik nuk ekziston më, pasi Mbella është paguar.

“SportEkspres.com” ka pasur një kontakt me vetë lojtarin, i cili e ka konfirmuar diçka të tillë. “Po, Bylisi më ka paguar”, është shprehur shkurtimisht Mbella. Sulmuesi anësor mund t;i festojë gëzuar festat e fundvitit, ashtu si edhe Bylisi që mendjen e ka te arritja e objektivit final: rikthimi në Superiore.

VLADIMIR PRENGA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.