Ultimatumet në modë te Flamurtari, “kërcënojnë” edhe dy titullarë

Flamurtari nuk gjen qetësi. Privatizimi, çështja që administrori Sinan Idrizi prej vitesh po kërkon të marrë drejtim, është çështje burokracish dhe ligjesh. Në vendin tonë udhëzimet janë për privatizimin e klubeve tona, por se si një Zot e di.

Nga ky problem madhor rrjedhin shumë të tjera te Flamurtari, ku lojtarët shpesh paguhen njëherë në gjashtë muaj. Mund të marrin edhe dhurata, edhe këste në fillim, por pagat në kohë është e vështirë të kalohen.

Kjo situatë i lodh shpesh futbollistët. Danilo Alvesh po shijon diellin e Brazilit dhe nuk kthehet pa u paguar, kapiteni Tomislav Bushi çdo gjithashtu është kthyer në çështje. Por nuk janë të vetmit që duan atë që u takon.

Supersport raporton se janë edhe dy lojtarë të tjerë që “kërcënojnë” se do të shkojnë në FIFA për të zgjidhur problemet e pagesave. Bëhet fjalë për mbrojtësin Goran Siljanovski dhe mesfushorin Muhamed Useini.

Situata aktuale i ka lodhur futbollistët e Flamurtarit, ndërkohë Idrizi e ka bërë të qartë se nëse ndokush ka ankesa, mund të drejtohet me shkresë në klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *