Ultimatum dhe gjobë për Tiranën, Disiplina nuk merret me Hilën

Vendimet e ditës së sotme të Komisionit të Disiplinës ka nxjerrë në pah një tjetër problem pagash te Tirana. Kësaj radhe bëhet fjalë për mesfushorin Rei Qilimi, i cili ka fituar gjyqin në dhomën e zgjidhjes së konflikteve më datë 11 tetor.

Klubi bardheblu ka 30 ditë kohë për të zbatuar vendimin e DHKZK-së, në të kundërt do të merren masat përkatëse në bazë të kodit të disiplinës sportive. Ndërkaq, ka pasur dënime të shumta pas incidenteve të ndodhura në derbet e moshave midis Tiranës dhe Partizanit. Pesë lojtarë janë dënuar me pezullime ndeshjesh, ndërsa ka pasur gjoba e dënime dhe për klubet.

Vlen për t’u përmendur se Komisoni i Disiplinës nuk ka marrë masa ndëshkimore për Tefik Osmanin dhe Ardit Hilën. Të dy lojtarët u përplasën fizikisht në takimin e së premtes në “Niko Dovana”, por siç duket anëtarët e komisionit nuk kanë marrë për bazë pamjet filmike.

FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të tifozëve ,në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek

Pranimin e kërkeses së lojtarit Rei Qilimi. Detyrohet KF “Tirana” të ekzekutojë vendimin Nr.15 datë 11.10.2018 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmërohet KF “Tirana”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

Lojtari i FK “Partizani” U-19, Klevi Karati, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK “Partizani” U-19, Joan Cela, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FK “Partizani” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

KF “Tirana” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

Lojtari i FK “Partizani” U-17, Gerald Cami, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i FK “Tirana” U-17, Argent Avdiu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Partizani” U-17, Brajan Marku , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Tirana” U-17,Erigers Karaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK “Partizani” U-17, Marko Pelinxhi, per provokim te publikut dhe për protesta ndaj vendimeve te arbitrit, në bazë të Nenit 53 dhe 56/1/a të KDS, dënohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FK “Partizani” U-17, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

KF “Tirana” U-17, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *