“Ujku plak” i rikthehet futbollit, Arsen Wenger do të zëvendësojë Zvonimir Boban

Një trajner legjendar si Arsen Wenger kurrsesi nuk mund të qendojë larg futbollit. Larg atij pasioni që e rriti dhe që investoi jetën e tij për të. I destinuar për të qenë pranë lojës më popullore në botë, 69 vjeçari është gati për aventura dhe sfida të reja.

Së fundmi nga Anglia bëhet e ditur se Wenger është alternativa e duhur për të zvendësuar Boban. Ish-trajneri i Arsenal përflitet për të zënë postin në FIFA që kroati Boban mbate deri në momentin që u bë pjesë e projektit të skuadrës së Milanit. Wenger besohet të marrë një rol të ri teknik në organin drejtues të futbollit si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm në Fifa.

Përvoja e tij brenda fushës së futnollit shihet si një pasuri e madhe në ditët e sotëm për investimin e menaxherëve dhe lojtarëve  të rinjë. Një sektor që Wenger e njeh mjaft mirë duke punuar për 21 vite si trajneri i Arsenal. Ende nuk ka një zyrtarizim por Wenger mbetet personi i duhur për postin e lënë nga Boban. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *