Uimbëlldon, të mëdhenjtë gati për sfidat çerekfinale

Favoritët nuk zhgënjejnë në turneun prestigjioz të tenisit, Uimbëlldon. Ditën e hënë është luajtur raundi i 1/8 ku emrat më të rëndësishëm vazhdojnë serinë e fitoreve. Roxher Federer mposhti 3-0 me sete në 1 orë e 47 minuta francezin Manarino, ndërkohë që të njëjtin rezultat ka regjistruar serbi Novak Gjokoviç kundër rusit Kaçanov.

Veç tyre nuk und të qëndronte edhe Rafael Nadal, që fitoi po me shifrat 3-0 kundër çekut Jiri Veseli. Këtë të mërkurë do të nisë raundi i çerekfinaleve ku Federer do të përballet me afrikano-jugorin Kevin Anderson, Gjokoviç me japonezin Nishikori, ndërsa Nadal do të ndeshet me Del Potron, i cili fitoi 3-1 sfidën ndaj Simon.

Tek femrat, Serena Uilliams do të kërkojë titullin e 8 të Uimbëlldon në karrierë. Në raundin e 1/8 ajo mundi lehtësisht për 1 orë e 4 minuta rusen Rodina dhe në çerekfinale do të përballet me italianen Kamila Xhorxhi, që mundi rusen tjetër Makarova. Ajo u bë italiania e pestë në histori që arrin në çerekfinale të turneut madhor dhe nëse fiton kundër legjendës Uilliams, do të jetë e para që do të shkojë në gjysmëfinale.

Ndërkohë, Anxhelik Kerber dhe Jelena Ostapenko janë dy gjysmëfinalistet e para të Uimbëlldon, në konkurimin për femra. Kerber mposhti 2-0 Kasatkinan (6-3, 7-5), ndërsa Ostapenko kaloi Dominika Cibulkovan 7-5, 6-4. Të enjten ato do të ndeshen për të përcaktuar se cila do të sigurojë biletën në finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *