Uillian i çjerr maskën Murinjos: Na inkurajonte të stimulonim

Sulmuesi i Çelsit, Uillian, ka qenë një ndër objektivat kryesor të Zhoze Murinjos gjatë kësaj merkatoje. Por, gjasat që braziliani të braktisë Çelsin janë shumë të vogla dhe këtë e konfirmon vetë 29-vjeçari në një intervistë për departamentin brazilian të medies së njohur “ESPN”. Gjatë intervistës Uillian ka treguar edhe një histori mjaft interesante me Murinjon, kur ky i fundit drejtonte Çelsin katër vite më parë.

Murinjo – “Mbaj mend një ndeshje me Murinjon. Po humbisnin me rezultatin 2-0 dhe në një moment Azpilikueta ishte në zonën e penalltisë dhe lojtari kundërshtar vonohet disi në ndërhyrje dhe bie në kontakt me të, Azpilikueta nuk u rrëzua, pasi nuk është në natyrën e tij të stimulojë në tilla raste, më pas dëgjoj Murinjon të thotë nga stoli: Dreqi e marrtë Azpi merre penalltinë, sa budalla që je.”

E Ardhmja – “Jam shumë i lumtur te Çelsi dhe dua që të qëndroj gjatë tek ai klub. Gjithashtu, më pëlqen të jetoj në Londër. Është një qytet magjik s’ka të përshkruar, ndërsa familja ime është përshtatur më së miri aty.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *