Uilliams ndihet e diskriminuar: Pse kontrollohem vetëm unë?

Vazhdojnë polemikat midis Serena Uilliams dhe USADA (Agjensia Amerikane Anti-Doping). Ish-numri një i tenisit femëror ndihet e diskriminuar, si pasojë e kontrolleve të shpeshta kundrejt saj. Fituesja e 23 çmimeve “Grand Slam” pretendon të jetë sportistja më e kontrolluar në SHBA. Inspektorët e USADA-s e kanë “vizituar” plot 5 herë tenisten gjatë vitit 2018. Një rekord më vete. Më shumë se gjithë tenistet e tjera.

Diçka e tillë ndodh dhe nga fakti që Uilliams u tërhoq për një periudhë të gjatë nga tenisi dhe kontrollet mbas rikthimit janë të shumta. Krisjet midis 36-vjeçares dhe USADA nisën 14 qershorin e kaluar, me Uilliams e cila nuk u gjet në shtëpi për të kryer kontrollet anti-doping. Tenistja e famshme u mbrojt duke nënvizuar faktin që inspektori i agjensisë anti-doping u prezantua 12 orë para orarit mbi të cilin kishin rënë dakord.

Së fundmi ajo ka reaguar në “Twitter”, teksa shkruan: “Koha për të kryer ‘rastësisht’ testet e drogës dhe kjo vetëm për Serenën. Është provuar që midis gjithë sportistëve, unë jam e vetmja që po kryej teste më së shumti. Diskriminim? Mendoj që po. Të paktën, do vazhdoj ta mbaj sportin të pastër. #QëndroPozitive”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *