Uest Hemi vijon të humbasë, tifozët thërrasin… numrin e emergjencës

Uest Hemi është në krizë të thellë në Premier Ligë dhe u mund edhe fundjavën që shkoi, duke qenë tashmë në zonën e ftohtë. Vend i tretë nga fundi, 11 gola të shënuar e 25 të pësuar, dy trajnerë deri tani dhe dhimbja është e madhe për tifozët e klubit londinez.

Aq e madhe, saqë pas humbjes 2-0 pësuar të dielën në derbin kundër Uotfordit, tifozët kanë gjetur një mënyrë origjinale për të shfryrë dufin. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Hammers nisën të thërrisnin 999, numri i emergjencës në Mbretërinë e Bashkuar. Tifozët ankoheshin për paraqitjen e Uest Hemit, ndërkohë që telefonatat përmbytën policinë, Kryqin e Kuq anglez, zjarrfikësit dhe rojën bregdetare.

Kjo ka bërë që Salla e Kontrollit të Policisë së Eseksit të publikonte një Twitter një mesazh për tifozët e Uest Hemit, pasi ishin bllokuar gjithë linjat e shërbimit.

“Të telefonosh në 999 sepse Uest Hemi humbi sërish dhe nuk di çfarë të bësh, është e papranueshme! Është një humbje e madhe kohe për ne. 999 është vetëm për emergjenca”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *