Uellsianët kërkojnë goleadën: Ta vulosim kualifikimin

0

Feronikeli do të ndeshet të nesërmen me kampionët e Uellist “TNS” (The Neë Saints). Trajneri i skuadrës uellsiane Skot Roskou ka deklaruar para medieve lokale se shpreson që djemtë e tij të arrijnë ta mbyllin fatin e takimit që në takimin e parë për të evituar krijimin e një situata të sikletshme në ndeshjen e kthimit në Prishtinë.

“Ndeshjen e parë e luajmë si pritës. Është një mundësi e mirë për ta vulosur fatin e takimit që tani. Vitin e kaluar ndeshen e parë e patëm në transfertë dhe të gjithë e mbajmë mend si përfundoi ajo ndeshje (Shkëndija i mundi 5 – 0 në Shkup)”.

“Në ndeshjet në shtëpi kemi një rekord shumë të mirë, pavarësisht emrit të kundërshtarit. Do u them djemve se me të vërtetë është një ndeshje e Champions League, por kur luajmë në shtëpinë tonë ne pjesën dërrmuese të ndeshjeve jemi skuadra që kërkon gjithmonë fitoren”.

“Do të jetë një ndeshje e mirë, shpresoj që skuadra të tregojë të gjithë potencialin që zotëron. Kemi nivele të mira përsa i përkte formës fizike dhe zhvilluan një fazë përgatitore të kënaqshme. Tani është në dorën e lojtarëve të tregojnë se sa shumë e duan fitoren”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.