Uejn Runi vazhdon të magjepsë Amerikën

Amerika ka gjetur një idhull të ri. Prej transferimit më 10 korrik te DC Junajtid, Uejn Runi është kthyer në formën e tij më të mirë. Lamtumira për Evertonin dhe futbollin europian, duket se i ka bërë mirë sulmuesit anglez.

Ylli i Runit shkëlqen gjithmonë e më fort në kampionatin amerikan të futbollit, MLS. Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid dhe përfaqësueses angleze, po i mahnit tifozët me lojën dhe golat e tij. Vetëm pak ditë pasi u kthye në heroin e ekipit nga Uashingtoni, ku ndaloi një gol të sigurt pas një kundërsulmi të Orlando Sitit dhe menjëhrë dha asistin e golit të fitores, tashmë Runi vendosi vulën e tij.

Perlat e radhës erdhën në ndeshjen ndaj Portland, e fituar me rezultatin 4-1. Uejn realizoi dy gola: fillimisht barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1, ndërsa më pas mbylli çdo diskutim me golin e tretë për DC Junajtid.

Në mes të dy golave, sulmuesi goditi edhe një herë traversën, pas një parabole të shkëlqyer. Deri më tani, Uejn Runi ka realizuar tre gola në shtatë ndeshje të luajtura. Aspak keq për një lojtar që sapo ka zbarkuar në Amerikë dhe ende i nevojitet kohë të ambientohet me realitetin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *