UEFA zgjedh Njeriun e Ndeshjes, aromë Topi të Artë?

Mohamed Salah, Divok Origi dhe natyrisht Jyrgen Klop janë në qendër të vëmendjes, por Virgil van Dijk ishte Njeriu i Ndeshjes në finalen e Champions League sipas Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s: Tomas Shaf, Peter Rudbaek, David Mojes, Raúl González, Paki Boner, Majkëll O’Nil, Geret Sauthgejt, Roberto Martínez dhe Ginés Meléndez.

Një tjetër paraqitje perfekte, duke drejtuar me qetësi dhe siguri prapavijën e The Reds, që e mbylli sërish pa shënuar gol, si shpesh këtë sezon.

Kreu i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s në Madrid, Tomas Shaf, tha: “Van Dijk tregoi se është një lider i vërtetë dhe ishte mbrojtësi më i mirë i Liverpulit. Kreu ndërhyrje vendimtare dhe luajti me një qetësi të admiruesve.

Një sinjal i fortë edhe për fundin e vitit, sepse Topi i Artë në këtë moment sheh në kryesim ndoshta pikërisht Van Dijk, qendërmbrojtësi më i mirë në botë.

Lojtari i Ndeshjes në finalet e mëparshme

2018: Gareth Bale (Real Madrid)

2017: Cristiano Ronaldo (Real Madrid)

2016: Sergio Ramos (Real Madrid)

2015: Andrés Iniesta (Barcelona)

2014: Ángel Di María (Real Madrid)

2013: Arjen Robben (Bayern München)

2012: Didier Drogba (Chelsea)

2011: Lionel Messi (Barcelona)

2010: Diego Milito (Inter Milan)

2009: Xavi Hernández (Barcelona)

2008: Edëin van der Sar (Manchester United)

2007: Filippo Inzaghi (AC Milan)

2006: Samuel Eto’o (Barcelona)

2005: Steven Gerrard (Liverpool)

2004: Deco (Porto)

2003: Paolo Maldini (AC Milan)

2002: Zinédine Zidane (Real Madrid)

2001: Oliver Kahn (Bayern München)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *