UEFA zgjedh formacionin e zbulimeve në Champions

0

Duke qenë fundviti, UEFA ka përzgjedhur 11 lojtarë të rinj, që konsiderohen zbulime në Champions League gjatë vitit 2016.

Në portë është përzgjedhur Areola i PSG-së, me dy lojtarë të Barcelonës para tij, Sergi Roberto dhe Umtiti, ndërsa kompleton mbrojtjen suedezi Lindelof i Benfikës.

Në mesfushë dominojnë klubet gjermane, sepse janë përfshirë Rafael Guerreiro i Dortmundit dhe Renato Sançes e Kimish të Bajernit, ndërsa Lemar i Monakosë kompleton repartin.

Në sulm befason Dortmundi, me zbulimet Usman Dembele dhe Pulishiç, ndërsa bashkë me ta është edhe Andre Silva i Portos.

Trajner natyrisht është Zinedin Zidan, kampion Europe në debutimin si trajner i Realit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.