UEFA zbut vendimin e prerë, edhe Superiorja e ka më të lehtë rifillimin e kampionatit në 3 qershor

Disa kohë më parë UEFA kishte vendosur një rregull të qartë se të gjitha Federatat duhet të bënin komunikimin e tyre zyrtar dhe të fundit në datën 25 maj, se çfarë do të bëhet me kampionatet. Pra ato vendet që do e kishin nisur sezonin para këtij afati, do të vazhdonin më të tej deri në mbylljen e tij. Ndërkohë që shtetet që nuk e kishin nisur ende, duhej të paraqisnin planin sesi do ta zgjidhnin çështjen dhe fatet e ekipeve që do të shkojnë në Europë.

Por në orët e fundit është bërë një lëshim në këtë pjesë, duke parë se po luftohet ende me pandeminë dhe situata duke shpresuese, pasi infektimi po vjen në rënie të ndjeshme. Ashtu siç raporton Alesandro Alciato i “Sky Sport” në “Twitter”, UEFA ka bërë një lëshim të vogël. Data 25 maj do të jetë thjeshtë për të treguar nga ana e Federatave sesi po vazhdon puna, por fillimi i kampionateve do të jetë edhe më vonë se kjo datë dhe nuk është kusht. Pra edhe vendosja e 3 qershorit nga ana e FSHF me krerët e klubeve shqiptare, tani nuk paraqet asnjë problem. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *