UEFA ua shfaq tifozëve të shohin, spektaklin e Bares kundër Grizman dhe Lemar

Faqa zyrtar e “UEFA-s” sa i përket Kombëtareve dhe Europianit 2020 ka shfaqur për ndjekësit e saj dhe tifozët spektaklin e Keidi Bares ndaj Francës.

Pikërisht ajo e pjesës së parë, ku mesfushori shqiptar trullos disi Grizman me lëvizjet e shpeshta, ndërsa e përmbyll në perfeksion duke ia kaluar topin poshtë këmbëve yllit tjetër të njohur në futbollin europian, Lemar.

Një perlë e fituar për Kombëtaren, në një humbje të thellë që pësuam ndaj Francës me rezultatin 4-1. Sigurisht që Bare është një element që gjithmonë ka spikatur me aftësitë e tij, por ajo mënyrë loje ndaj “gjelave” shuan çdo dyshim për të. /Sport Ekspres/

https://www.instagram.com/p/B2O1jrHhbAC/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *