UEFA u bën qejfin trajnerëve, të mërkurën pritet revolucion në rregullore

0

UEFA mund të shfuqizojë rregullin e golave të shënuar në fushë kundërshtare. Lajmi bëhet i ditur nga media gjermane “Kicker”. Këtë të mërkurë, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do diskutojë mbi ndryshimet në këtë rregull.

Ky debat vjen si pasojë e ankesave të përvitshme të trajnerëve në lidhje me këtë rregull. Çdo vit trajnerë  të klubeve më elitare kanë kërkuar shfuqizimin e këtij rregulli, që i bën golat e shënuar në fushë kundërshtare të vlejnë sa një gol e gjysmë (1.5).

Një tjetër propozim është që rregulli i golave në fushë kundërshtare të jetë i vlefshëm vetëm në periudhën prej 90 minutash, ndërsa më pas të shfuqizohet në rast se takimi shkon në kohën shtesë dhe rezultati të zerohet për 30 minutat e mbetura të lojës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.