UEFA trondit Realin, ndëshkon budallallëkun e kapitenit

Reali merr një goditje të rëndë përpara ndeshjes me Ajaksin. UEFA ka njoftuar zyrtarisht se ka hapur një çështje disiplinore për Serxhio Ramos. Shkak për këtë u bë kartoni i verdhë i marrë në fund të ndeshjes së parë në Holandë, gjë që solli plotësimin e numrit të kartonëve dhe Ramos do të mungonte për ndeshjen e kthimit.

Diçka e tillë ishte paralajmëruar pasi spanjolli e pranoi para gazetarëve se veprimi i tij ishte bërë me dashje, duke thënë: Do të gënjeja nëse do të thoja që veprimi s’ishte me dashje. Kapiteni i Realit e kundërshtoi më pas këtë deklaratë me një postim në “tëitter”, por tashmë, 32-vjeçari duket se rrezikon shumë.

Sipas gjasave, pritet që vendimi i UEFA-s të jetë një dënim me dy ndeshje, por duhet pritur që të përfundojë sfida e kthimit me Ajaksin që vendimi i marrë të publikohet. Do të ishte një minus i madh për “Los Blancos” në rast se humbet liderin e ekipit për dy ndeshjet çerekfinale, gjithmonë në rast kualifikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *