UEFA toleron, Sergio Ramos nuk pezullohet

Në futboll pezullimi nënkupton ndalimin për të hyrë në fushë, por gjithashtu ndalon edhe qëndrimin në stol dhe në tunelin e dhomave të zhveshjes.

Asgjë prej këtyre nuk zbatoi Sergio Ramos, i cili në sfidën Champions kundër Juventusit e nisi në tribunë dhe e përfundoi në stolin e Realit, për të qëndruar më pas në tunel, kundër rregullores.

U fol për rrezikun e një dënimi të ri, që do ta linte kapitenin të paktën pa një ndeshje në gjysmëfinale, duke pasur parasysh edhe një pretendent me Çavi Alonson, i cili u pezullua për një ndeshje sepse u fut në fushë pas finales në Champions League.

Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se nuk do të ketë asnjë dënim për mbrojtësin, që do të jetë rregullisht në fushë ndaj Bajernit. UEFA ka bërë një tolerim edhe për faktin se Ramos nuk krijoi probleme, por ndihmoi edhe në qetësimin e situatës pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *