UEFA publikon listën dhe numrat e lojtarëve të Kukësit

0

Asnjë surprizë, Kukësi është ai që kemi raportuar prej ditësh, pa asnjë përforcim tjetër në prag të sfidave ndaj Sherifit në Champions League.

Rustem Hoxha, Bujar Idrizi dhe Albert Serran në mbrojtje dhe Hair Zeqiri e Siraj Naser në mesfushë mjaftojnë si prurje të reja, për momentin, por natyrisht në rast kualifikimi klubi do të ketë fondet të investojë fuqishëm të paktën për një sulmues.

Për sa u përket numrave, Serran ka marrë numrin 33, sepse mbush 33 vjeç më 17 korrik, Zeqiri ka marrë numrin 7, Hoxha numrin 5.

LISTA ZYRTARE

Portierë: 1. Enea Koliçi, 12. Ervis Koci, 77. Klevis Hasanbelli

Mbrojtës: 3. Rexhep Memini, 4. Ylli Shameti, 5. Rustem Hoxha, 6. Bujar Idrizi, 13. Rraman Hallaçi, 19. Eni Imami, 20. Simo Rrumbullaku, 33. Albert Serran

Mesfushorë: 7. Hair Zeqiri, 10. Zhan Karioka, 11. Elton Kale, 17. Nijas Lena, 21. Siraj Naser, 23. Besar Musolli

Sulmues: 9. Sidrit Guri, 8. Izair Emini, 22. Pero Pejiç

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.