UEFA publikon dokumentin, jo vetëm Tirana ndëshkohet keq!

UEFA nuk do ta paguajë Tiranën për pjesëmarrjen në Europa League verën e shkuar! Lajmi i bujshëm doli në dritë para pak ditësh dhe tashmë edhe vetë qeveria e futbollit europian ka bërë gjithçka zyrtare, duke publikuar një dokument ku Tirana është një ndër klubet e ndëshuar.

Komisionerët kërkuan dokumente shtesë nga FSHF-ja për mënyrën sesi është licencuar Tirana, në mënyrë që të merrte pjesë në garat kontinentale. Në hetimet e zhvilluara nga organet e UEFA-s, klubi bardheblu nuk kishte përmbushur kriteret e licencimit dhe kishte pagesa të prapambetura në sigurime sociale dhe në institucionet tatimore deri në mars të vitit 2017.

Bazuar në këto fakte, Bordi kontrollues financiar i Klubeve (Club Financial Control Body) vendosi të mos i kalojë Tiranës fondin prej 215 mijë eurosh për pjesëmarrjen në Europa League.

Tirana do të paguajë edhe 3 mijë euro për shpenzimet procedurale. Raporti ka datën 6 mars, ndaj nuk dihet nëse Tirana e ka marrë që atëherë, apo e mësoi ditët e fundit, sepse ka vetëm 10 ditë kohë të shkojë në CAS, që nga dita kur ka marrë raportin.

Nuk është vetëm Tirana në darën e UEFA-s, sepse e kanë pësuar keq edhe Vojvodina e Serbisë, por sidomos Irtyshi i Kazakistanit (440 mijë euro humbje dhe 3 vite përjashtim) dhe Sioni i Lenjanit dhe Kukelit (235 mijë euro gjobë dhe 2 sezone jashtë Europe).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *