UEFA pranon klubet e Red Bullit në Champions, me një korrigjim në logo

U bë zhurmë e madhe para pak javësh, kur u mbyll sezoni, për faktin se Red Bulli do të ketë dy klube në Champions League, RB Lajpcig dhe Red Bull Salcburg.

UEFA u fut në siklet të madh, sepse rregullorja nuk lejon që dy klube me të njëjtin pronar të luajnë në të njëjtin kompeticion europian.

Pas bisedimesh të gjata, Red Bulli bindi UEFA-n të mbyllë një sy dhe të dy klubet janë licencuar, me arsyetimin se kanë struktura e menaxhime të pavarur

Megjithatë, UEFA ka detyruar Red Bullin të ndryshojë logon e Red Bull Salcburgut, duke qenë se Red Bull pretendon se është thjesht sponsor i klubit austriak.

Nga dy dema në logo, është urdhëruar heqja e njërit dhe është shtuar FC, duke larguar imazhin e Salcburgut nga Red Bulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *