UEFA përjashton Lajpcigun nga Liga e Kampioneve?

0

Herët a vonë një problem i tillë do të lindte: kompania e njohur në gjithë botën Red Bull po investon fuqishëm në futboll dhe klubet e zotëruar prej saj po bëhen dominues në vendet përkatës.

Kështu, në Austri Red Bull Salcburgu është kthyer në dominues total në vitet e fundit, duke fituar kampionate rresht, ndërsa këtë sezon po shkëlqen në Gjermani RB Lajpcigu, klub i ngritur në elitë pikërisht falë investimeve të mëdha të Red Bullit.

Deri këtu gjithçka në rregull, edhe pse natyrisht me të drejtë tifozët kundërshtarë zemërohen, pasi Red Bull shkatërron tregun, duke grumbulluar yje me paga më të larta se konkurrenca (kështu ka bërë me Salcburgun dhe po ashtu me Lajpcigun, duke ngjitur disa kategori rresht).

Tani lind një problem madhor: mediat në Austri raportojnë se UEFA ka njoftuar Red Bullin se në fund të sezonit mund të lindin probleme me regjistrimin e klubeve në Ligën e Kampioneve.

Nëse Salcburgu dhe Lajpcigu kualifikohen, gjë që duket e sigurt tashmë, me shumë mundësi njëra prej tyre do të përjashtohet dhe do ta pësojë Lajpcigu, pasi Salcburgu mund të shpallet kampion dhe ka prioritet për UEFA-n.

Red Bulli ka kohë që pretendon se i ka ndarë pronësitë dhe Lajpcigu quhet RasenBall Lajpcig, por të gjithë e dinë që është vetëm një manovër për t’iu shmangur rregullave dhe UEFA ka deklaruar se do të hetojë për këtë çështje. Për momentin nuk ka ende një hetim, pasi priten verdiktet finale të sezonit, ndërsa më pas do të shihet. Gjithsesi, nëse UEFA jep “OK” për të dy klubet, me siguri do të lutet që këto dy klube të mos vihen përballë në kupat e Europës, sepse është e qartë që do të krijohej një rrëmujë totale dhe shumë aludime.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image