UEFA nuk reziston më, Championsi me VAR pas grupeve

Në muajt e fundit kishte nisur një presion i vazhdueshëm nga klubet që në Champions të aplikohej sistemi VAR. Gabimet e gjyqtarëve i kanë kushtuar shtrenjtë klubeve në të shkuarën dhe tashmë e ndjejnë të nevojshme që të futet teknologjia, që të minimizohen gabimet, të cilat ndikojnë në fatin e rezultatit.

Edhe pse VAR-i u testua në Kupën e Botës dhe aplikohet në disa prej kampionateve më elitare Evropë, sërish drejtuesit e UEFA-s nguruan që ta fusnin që në fazan  grupeve, por ideja e tyre ishte që nga edicioni i ardhshëm VAR të ishte pjesë e UEFA Champions League.

Gjithsesi, nga zhvillimet e fundit, duket se institucioni më i lartë qeverisës i futbollit evropian është bindur, që më në fund sistemi VAR të jetë pjesë e Champions që këtë sezon. Duke nisur nga raundi i dytë, pra pas përfundimit të fazës së grupeve sistemi VAR do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *